Wednesday , July 28 2021

Gazsjellësi problematik në Maqedoni

Gazsjellësi Kleçovcë – Shtip ka filluar të nxjerrë probleme për banorët e Negotinës. Hristina Trajkovska – Angjelloviq akuzon se makineria që punon në trasenë e gazsjellësit në afërsi të Negotinës, ia kanë dëmtuar vreshtat e mbjellura, pa ndonjë paralajmërim ose dokumentacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angjelloviq thotë për 24Vesti se është ankuar kudo, por përgjigje ka marrë vetëm nga Drejtoria për marrëdhënie pronësore-juridike.

Nga ana tjetër, përgjegjësi Bllazhe Ristov thotë se nuk u është shkaktuar asnjë dëm vreshtave të Hristina Trajkovska – Angjelloviqit.

Ajo ka angazhuar edhe avokat dhe një ekspert për të kontrolluar terenin, të cilët duhet të vërtetojnë se sa dëm i është shkaktuar Hristinës. Ajo thotë se nuk do të pranojë çfarëdo lloj shume, si kompenzim./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *