Tuesday , June 22 2021

Gazeta pro-Erdoganiste “Sabah”: Organizata terroriste “FETO” ka strukturat e veta në Lëvizjen BESA

Gazeta turke e afërt me presidentin Erdogan, “Sabah” dje ka publikuar një lajm të autorit Mahmut Ovur e që flet për strategjinë e organizatës FETO në Ballkan.

Sipas lajmit të gazetës Sabah organizata terroriste FETO ka shtrirë ndikimin e saj në Ballkan dhe duke kapur parti politike, organizata biznesi dhe ka shtrirë ndikimin e saj edhe në Ambasadën turke në Maqedoni.

“Feto po investon shumë për të kapur popullatën muslimane në Maqedoni. Derisa opozita shqiptare dhe turke janë organizuar në partinë e quajtur BESA, Feto ka instaluar strukturat e saj edhe në këtë parti” shkruhet në artikullin e gazetës.

Sabah shkruan se FETO ka futur në dorën e vetë edhe shumë organizata biznesi, bile ka qasje edhe në Ambasadën Turke në Maqedoni. Ata nuk e mohojnë faktin se strukturat e FETOs janë të instaluara edhe në organizimet tjera politike në Maqedoni.

FETO është organizatë terroriste turke që udhëhiqet nga ndjekësit e Fetullah Gylen./Zhurnal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *