Sunday , October 21 2018

Gashi zbulon: Do të hyjmë në NATO, pavarësisht zgjidhjes së çështjes së emrit

Kryetari i njërit krah të Besës, Afrim Gashi, në një intervistë për portalin albinfo.ch ka zbuluar një informacion të panjohur për opinionin deri më tani, shkruan Fakte. Ai ka thënë se posedon informacione se pavarësisht a do të zgjidhet problemi i emrit me Greqinë, Maqedonoa do të anëtarësohet në NATO, dhe ky është një lajm tëpër i shkëlqyeshëm për shqiptarët. Ja si është përgjigjur Gashi:

“Albinfo.ch”:  Të dalim pak në pjesën e zhvillimeve të përgjithshme në Maqedoni. A mendoni se Maqedonia do ta zgjidhë problemin e emrit dhe do të marrë ftesë për në NATO? 

Afrim Gashi: Megjithëse kjo gjë mbahet paksa larg opinionit, me arsyetimin që të mos e dëmtojë procesin, nga informacionet që unë i kam, kam shumë shpresë se – pavarësisht se a do të përfundojnë me epilog të suksesshëm bisedimet për emrin – Maqedonia ka mundësi të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Dhe, kjo për shtetin dhe për shqiptarët është lajm shumë i rëndësishëm, sepse përfundimisht edhe ne futemi nën çadrën e sigurisë dhe stabilitetit perëndimor dhe vetëm ashtu ndalen apetitet ruse për rajonin. Anëtarësimi në NATO do të krijojë edhe stabilitet për zhvillim ekonomik, që nënkupton rritjen e investimeve dhe hapje të vendeve të reja të punës, por edhe funksionimin e shtetit të së drejtës e kështu me radhë. NATO është prioritet i yni edhe si komb shqiptar, por edhe si shtet i Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.