Thursday , April 22 2021

Gardiani i burgut ka kultivuar drogë

SPB Shkup parashtroi padi penale kundër 43-vjeçarit G.S. I punësuar në INP “Idrizovë” për shkak se në shtëpinë e tij lagjen Lisiçe e Poshtme në Shkup ka kultivuar kanabis dhe në mënyrë të paautorizuar ka poseduar armë dhe mjete shpërthyese.

Ai i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike – Shkup me kallëzime penale për “prodhimtari të paautorizuar dhe në lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorëve” dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.

Gjykatësi i ka shqiptuar G.S. masë-paraburgim shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjatë kontrollit policor në shtëpinë e të denoncuarit janë gjetur 21,62 gramë marihuanë, tre mjete shpërthyese (një bombë kashikara dhe dy copë dinamit), në detektor metalik, dy copë armë zjarri-pistoletë dhe një kuti për ruajtje të armëve të zjarrit me vegla për mirëmbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *