Wednesday , December 12 2018

Gabriel: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Bashkëpunimi konkret i Bashkimit Evropian (BE) me rajonin mund të shihet përmes një plani për të ulur koston e roamingut për vendet e rajonit, deklaroi sot në Prishtinë, Mariya Gabriel, Komisionere e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisionerja Gabriel, e cila sot do të marrë pjesë në konferencën rajonale “Digitalks” u takua me zv/kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Hoxhaj në konferencën e përbashkët për media tha se në takim u diskutua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Komisionit Evropian në fushën e inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë së informacionit.

“Kemi biseduar për atë me iniciativë të komisioneres që të ulet tarifa e romingut për vendet e rajonit, meqë ekonomia dixhitale, qasja në informata nuk do të kishte efektin e saj pa e ulur tarifën e romingut dhe dëgjova prej zonjës Gabriel lajmet e mira të cilat lajme mund të jenë pjesë e realitet në Ballkan gjatë viteve të ardhshme”, deklaroi Hoxha.

Komisionerja Gabriel tha se Kosova mund të jetë një nga partnerët kyç në përdorimin e teknologjisë dixhitale si një motor i një ekonomie. Ajo tha se bashkëpunimi i BE-së me rajonin nuk kufizohet vetëm në fjalë, por edhe në veprime konkrete, të tilla si ulja e çmimit të roamingut për vendet e rajonit.

“Ne po punojmë shumë për këtë, kemi qëllime të qarta. Për samitin e dytë dixhital të ardhshëm në rajon, ne do të dëshironim të kemi një marrëveshje të re rajonale për roaming për gjashtë vende dhe pastaj të vazhdojmë dhe të zbatojmë një udhëzues midis vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Kjo është diçka konkrete për qytetarët tanë, por gjithashtu është inkurajuese për ne si BE”, tha Gabriel.

Ajo tha se është sugjeruar që pas korrikut 2019, tarifa e roamingut të jetë 70 cent për megabajt, në vitin 2020, 45 cent dhe në 2021, 20 cent për megabajt.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, komisionerja Gabriel tha se Kosova ka punuar shumë dhe se janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për marrjen e liberalizimit të vizave. Ajo shtoi se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e mbështesin fuqimisht procesin dhe se Kosova duhet të vazhdojë të punojë me Këshillin e Ministrave të BE-së dhe vendet e ndryshme anëtare të Unionit në mënyrë që t’i bindë ata që të marrin vendimin sa më parë.

Zv/kryeministri Hoxhaj tha se inovacioni më i madh për Kosovën do të ishte liberalizimi i vizave dhe se në fund të këtij viti do të shihet nëse BE është korrekte ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai, do të ishte ironike të besohet se në vitin 2019 BE-ja mund të bindë Serbinë që ta njohë Kosovën përderisa nuk ka kapacitete të brendshme për të marrë një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.