Wednesday , December 12 2018

Futbollistët e Kosovës të gatshëm për ndeshjen kundër Ishujve Faroe

Para udhëtimit për sfidën e radhës me Ishujt Faroe Kombëtarja A, sot ka mbajtur një stërvitje dhe fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltë.

Po ashtu, siç njofton FFK-ja, në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovë.

Nesër në orën 7.00 Kombëtarja udhëton për në Ishujt Faroe.

Milot Rashica, tha se “Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë”.

Benard Berisha, ka thënë se grupi është shumë i bashkuar dhe “jemi stërvitur mirë sikur që edhe fitorja ndaj Maltës është një plus për neve sepse udhëtojmë dukshëm më të relaksuar e që unë besojë dhe shpresojë në fitore dhe ta mbajmë sigurt vendin e parë në grup”.

Ndërkaq, Besar Halimi ka thënë se; “Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në Kombëtare dhe kemi punuar me shumë zell. Por edhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë dhe më shumë motiv që në ndeshjen kundër Ishujve Faroe të ngadhënjejmë dhe të ecim sigurt në krye t grupit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.