Wednesday , September 26 2018

Fury: Pas Pianeta radhën e kanë Wilder dhe Joshua

Më 18 gusht, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, britaniku Tyson Fury, do të duelojë në Belfast (Irlandë) ndaj italianit Francesco Pianeta. Për Fury kjo është sfida e dytë pas rikthimit të tij në ring, ku ka si objektiv të rimarrë titujt kampionë bote, që i dorëzoi pa patur mundësi t’i mbrojë ato në ring, percjell Fakte. Por britaniku nuk e ka shumë mendjen te sfida ndaj Pianeta, që e konsideron një test në prag të duelit që pritet të zhvillojë në nëntor ndaj kampionit aktual të botës në këtë Divizion, Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC).

Fury ka mbërritur në Belfast, ku do të kryejë përgatitjet e fundit në prag të sfidës me Pianeta, madje dy boksierët kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp. “Nuk kam si mision që të habis njerëzit me paraqitjen time, këtë gjë e kam treguar ndaj Klitschko. Nuk më shqetëson fakti se Wilder do të jetë poshtë ringut për të marë sfidën time. Pas disa muajsh do të jem unë ai që do të shkoj në Amerikë dhe do ta takoj aty. Ai e di se kush jam unë, ku jetoj, ndaj duhet të mendohet mirë”, u shpreh Tyson Fury, 26 fitore dhe asnjë humbje në ring në karrierën e tij si profesionist.

35-vjeçari Pianeta, një boksier me përvojë në ring, por që i ka humbur të gjitha duelet e rëndësishme të karrierës së tij, do të kërkojë të befasojë ndaj Fury. “Nëse do të më mundë, atëherë do të përkulem para tij dhe do t’i puth këmbët. Ai është rival i rrezikshëm dhe nëse fiton, unë nuk do të shkojë në Amerikë, por unë mendoj se jam boksieri më i madh i peshës së rëndë dhe do t’ua tregoj vendin edhe kampionëve aktualë, si Wilder dhe Joshua. Tani jam fokusuar te Pianeta dhe nga e diela do ta ketë radhën Wilder”, u shpreh Tyson Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.