Saturday , January 23 2021

Fuere: Nuk e kam të qartë pse BDI nuk u bashkangjitet partive tjera që kërkojnë kushte për zgjedhje të drejta

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere në një intervistë të tij në emisionin 360 shkallë ka thënë se “nuk e ka të qartë pse BDI nuk u bashkangjitet partive tjera opozitare, që kërkojnë plotësimin e kushteve paraprake për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend”, transmeton Fakte.

Fuere gjithashtu edhe një herë ka theksuar së pushteti në Maqedoni po paraqet një stabilitet të rrejshëm ndërsa në të vërtetë gjendja në vend është mjaftë e thyeshme. Ai ka hethur akuza mbi partinë shqiptare në Qeveri se nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të mediave, për të mbrojtur vlerat demkratike dhe për të luftuar korrupcionin dhe kriminalitetin./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *