Saturday , November 17 2018

Fshati Bukoviç në Saraj, vuan nga mungesa e ujit të pijshëm

Tashmë tre javë banorët e fshatit Bukoviç të komunës së Sarajit kanë mbetur pa pikën e ujit kur temperaturat janë ngritur edhe mbi 35 gradë celsius. Të dëshpëruar nga gjendja e krijuar në fshat ata thonë se janë të detyruar të bëjnë kilometra për tu furnizuar me ujë. Përveç se bartin ujë me makinë, banorët e Bukoviçit janë të detyruar që shishet me ujë ti bartin në dorë ose me karrocë, percjell Fakte.

Sinkron: banor “Kalova një kilometër me mbushë ujë, lart atje në mal, a jetohet kështu, me karrocë me mbush ujë…Pesë herë kam dal me mbush ujë, jam me fëmijë, harxhohet, u them më pak, mos harxhoni, por duhet ti bëjmë dush fëmijëve, 200 litra shkojnë, u rrezova duke mbush ujë, vendi është I keq, mal”.

Nuk ka më keq se pa ujë, shumica shkojnë mbushin nëpër fqinjë për pije.. Unë e kam ujin prej bunari, me hidrofor, e përdori për gjithë shtëpinë, për kuzhinën, banjën, por nuk është vetëm për mua, unë kam por fshatarët nuk kanë”.

Me ujin është katastrofë e madhe, edhe bunarët që I kemi uji është I ndotur, mbi ne janë krijuar jamë..Tash presim prej Zotit, nuk kemi as këshill të fshatit, të gjithë kanë hequr dorë. Për me pi blej unë. Për pastrim mbushi diku më larg,me kovë, sikur përpara. Ka disa vjet që është ndërtua rezervuari në Kopanicë, disa vjet që është ndërtua rezervuari këtu te ne dhe mbetën duke thënë po e lëshojmë sot po e lëshojmë nesër”.

Siç thonë banorët, para disa vitesh është ndërtuar rrjeti I ujësjellësit për në fshat, mirëpo mbetet e paqartë përse I njëjti nuk është lëshuar në përdorim. Banorët janë të revoltuar edhe ndaj Komunës së Sarajit, pasi sipas tyre, nuk shpreh interes për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar.

Komuna na premtoi se në 2017 do të kryhet ujësjellësi, kaloi 2017-ta ja edhe 2018-ta nuk ka asgjë prej kësaj. Keq kemi mbet, me të vërtet. Unë në shtëpi kam bunar po edhe ai nuk është I mirë për pije”.

Na ka premtua komuna, shumë herë kanë ardh, çdo vit që kanë ardh, kur ka pas zgjedhje, atëherë na kanë thënë që do e bëjnë por nuk është realizu, tash nuk e di, pa ujë jemi, ja shihe me karrocë. Për pije shkojmë nëpër fshatrat tjerë, ku dëgjojmë që është uji I mirë, edhe blejmë”.

Nga Komuna e Sarajit thonë se kanë realizuar disa takime me udhëheqësinë e bashkësisë lokale të fshatit Bukoviç, por nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e problemit. Ndërkohë fshatarët mohojnë një gjë të tillë duke thënë se muaj të tërë fshati ka mbetur pa udhëheqësin e saj./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.