Thursday , January 21 2021

Fsh.Stajkovcë do të ketë çerdhe të re për fëmijë dhe postë (video)

KOmuna e Gazi Babës ka përfunduar me gjetjen e hapësirës për ndërtimin e një çerdhe për fëmijë në fshatin Stajkovcë të banuar me maqedonas, raorton Fakte.

“Tani jemi në  përgatitjen e dokumentacionit. Planifikojmë në shtator të bëjmë eksprppriimin e tokës, ndërsa në marrëveshje me ministrin mjete do të ndahen dhe vitin e arhshëm do të ndërtojmë” është shprehur kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, në takimin që patën dje kryetarët e komunave që udhëhiqen nga OBRM-PDUKM, me kryetarin e kësaj partie Nikolla Gruevski dhe ministrin për punë dhe politikë sociale Dime Spasov.

Në këtë takim gjithashtu u konstatua se “Posta e Maqedonisë” tanimë ka sjelur vendim për të hapur filialë në këtë fshat. Kryetari i komunës Trajkovski deklaroi se po bisedohet me afaristët që anë hapësira për t’i dhënë me qira, ndërsa si alternativë komuna ka edhe një hapësirë prej 40m2 që mund të shfrytëzohet për këtë qëllim./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *