Sunday , June 24 2018

Frankfurt: Zjarr në aeroport, 10 të lënduar

Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që kaploi në rimorkiatorin e një avioni në aeroportin gjerman të Frankfurtit, që do të nisej për në ShBA, përcjell Fakte.

Zjarri ka shpërthyer për arsye ende të panjohura në rimorkiatorin e një avioni të ”Lufthansës”, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane. Avioni në ato momente ishte i zbrazët përpara se të nisej drejt qytetit verior amerikan të Filadelfias.
“Zjarri përhapi një re të dendur tymi, që u shua plotësisht”,njoftoi zëdhënësi i ”Lufthansas”. “Avioni pësoi dëme të konsiderueshme. Masat e nevojshme për riparimin e avionit do të përcaktohen me projektuesin e mjetit”, shtoi ai, duke saktësuar se nuk ka asnjë të plagosur rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.