Saturday , June 19 2021

Francë, zjarr në një lokal në Rouen; 13 të vdekur 6 të plagosur

Trembëdhjetë të vdekur dhe gjashtë të plagosur në gjendje shumë të rëndë, të gjithë mes 18 dhe 25 vjeç: është ky bilanci tragjik i një zjarri që ra në një lokal në Rouen, në Normandi.

Sipas policisë franceze, bari u përfshi nga flakët pak pas mesnatës dhe deri tani raportohet se gjithçka ka ndodhur për arsye aksidentale. Policia përjashton pistën e terrorizimit.

Autoritetet deklaruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi zjarri u përhap kudo. Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërritën rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.

Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.

Gjashtë persona janë plagosur shumë rëndë dhe ndodhen në spital. Trupat janë dëguar në spitalin e Rouenit, ku është vënë në dispozicion një ekip psikologësh në mbështetje të familjarëve të viktimave. 11 dëshmitarë janë shoqëruar në polici për të dhënë versionin e tyre mbi ngjarjen tragjike.

Në lokal po zhvillohej një festë private dhe zjarri ka shpërthyer në momentin e ndezjes së qirinjve të tortës. Për motive që akoma nuk dihen, tavani i lokalit u përfshi menjëherë nga flakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *