Tuesday , June 22 2021

Francë – Shtyhet vendimi për Haradinajn, ish-kryeministri: Jam peng politik

Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës është shtyrë për në 6 prill, ndërsa Haradinaj pas këtij vendimi tha se kjo që po ndodh është e turpshme.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë.  Vendim i radhës në 6 prill. Jam peng politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë” ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *