Thursday , December 13 2018

Francë: Dënim deri më 75 mijë euro për FakeNews

Franca do të ndalojë me ligj lajmet e pavërteta, të njohura si “Fake news”. Ligji i presidentit Macron, që u miratua nga parlamenti, parashikon burg dhe gjoba për ata që keqinformojnë. Por kritikët po e shohin atë si një armë për te censuruar mediat, percjell Fakte.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj të ri, që u jep gjyqtarëve më shumë kompetenca për të urdhëruar heqjen e lajmeve të rreme gjatë fushatave elektorale. Kritikët argumentojnë se ligji kontradiktor kundër manipulimit të informacionit, në praktikë mund të vërë në rrezik demokracinë dhe të censurojë shtypin. Ligji, i hartuar nga presidenti Emannuel Macron, ishte hedhur dy herë poshtë nga Senati përpara se të miratohej nga Parlamenti. Ai konsiderohet si përpjekja e parë e Europës perëndimore për të ndaluar publikimin e materialeve të falsifikuara. Macron ka deklaruar se beson se përdorimi i internetit ka nevojë për një rregullore. “Ky është kushti bazë për një internet të hapur, të lirë dhe të sigurt, ashtu sikurse ishte vizionuar nga themeluesit e tij”, tha Makron në forumin vjetor për qeverisjen e internetit, të mbajtur në Paris.

Kandidatët dhe partitë politike tani do të mund t’i drejtohen gjykatës për të ndaluar përhapjen e informacioneve të rreme gjatë 3 muajve përpara zgjedhjeve. Ligji i lejon gjithashtu entit rregullator mediatik francez të ushtrojë autoritetin për të pezulluar transmetimin e kanaleve televizive të kontrolluara nga një shtet i huaj, që përmes keqinformimit synojnë cenimin e procesit zgjedhor. Mbështetësit kanë deklaruar se synimi i ligjit është të luftojë përhapjen e atyre që njihen si “fake neës” dhe jo të censurojë opinionin. Kushdo që e shkel atë mund të përballet me 1 vit burg dhe një gjobë që shkon deri në 75 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.