Tuesday , December 11 2018

FOTOT/ 11 refugjatë digjen të gjallë brenda kamionit në Greqi, shtoi shpejtësinë pasi policia e paralajmëroi të ndalonte

11 emigrantë janë djegur të gjallë në një kamion në Greqi, pasi mjeti me të cilin ata lëviznin është përfshirë nga flakët përcjell Fakte.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në radhët e emigrantëve nuk ka pasur asnjë person të mbijetuar. I vetmi që rezulton të jetë gjallë është shoferi i kamonit.

Mësohet se kamioni nuk i ka ndaluar urdhërit të policisë për shkak se refugjatët kanë qenë të paligjshëm dhe për këtë shkak ka shtuar shpejtësinë.

Greqia ka pasur një numër shumë të madh emigrantësh që përdorin shtetin helen për të kaluar drejt vendeve të tjera të europës perëndimore.

Nuk dihen ende se të kujt kombësie ishin refugjatët të  cilët kanë mbetur viktimë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.