Sunday , October 21 2018

Forumi Rinor Ballkanik në Shkup: Si të mbahen të rinjtë të mod emigrojnë?

Duke filluar nga sot e deri më 17 maj, në Shkup për herë të parë do të mbahet Forumi i katërt me radhë Rinor Ballkanik me temë “Pjesëmarrja aktive rinore: Nxitje përmes zgjidhjeve kreative dhe inovative”, përcjell Fakte.

Koordinatorja e projektit dhe kryetare e organizatës ALDA, Stanka Paraç – Damjanoviç tha se Forumi ka për qëllim që në një vend t’i mbledh anëtarët e Rrjetit rajonal për demokraci lokale, përfaqësuesit e autoriteteve lokale, ministrive për të rinj dhe sport, organizatat qytetare, rrjetet nacionale rinore dhe përfaqësues të lartë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

“Këtu jemi nga kontekste të ndryshme kulturologjike, këtu janë të pranishëm të rinj nga identitete të ndryshme etnike dhe kulturologjike. Ata këtu njoftohen dhe unë me të vërtetë shpresoj se pas tre viteve të bashkëpunimit të përbashkët do të arrijmë të krijojmë liderë të rinj të cilët në mënyrë efikase në nivel lokal do ta promovonin integrimin evropian, ashtu edhe nevojën e zhvillimit lokal”, theksoi Paraç – Damjanoviç.

Sipas ambasadorit francez në Shkup, Cristian Timonie, kjo konferencë është vazhdim i Samitit në Paris të vitit 2016, që ka për qëllim t’i bashkojë të rinjtë.

“Miratimi i vendimeve bëhet në vend të ngjarjes, ndërsa atë që ne duhet ta bëjmë është t’i mobilizojmë të rinjtë. Për atë na nevojiten projekte të mira. Për projekte të mira nevojitet të njihemi, ndërsa për këtë na nevojitet të shkëmbejmë mendime. Të rinjtë janë shpresa e rajonit, por edhe një pikëpyetje e madhe sepse pa Evropën Juglindore, ne nuk mund të kemi Evropë të vërtetë”, theksoi ambasadori Timonie.

Forumi treditor përfshinë konferencë të hapur të ndarë në tre panele tematike ndërsa pjesëmarrësit do të kenë rastin që të jenë të pranishëm edhe në punëtoritë me tema të kulturës ndërsa njëherit ta vizitojnë edhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Po ashtu do të prezantohen informacionet dhe rezultatet e studimit komparativ për pjesëmarrjen kulturore në pesë vende të ndryshme ballkanike.

Forumi organizohet çdo vit ndërsa bashkëfinancohet nga Fondi për Ballkanin Perëndimor./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.