Friday , April 23 2021

FOREIGN POLICY: “Le t’i hanë statuat e Aleksandrit të Madh tash”

“Transformim estetik i kryeqytetit që duhej ta forconte identitetin nacional. Por, në vend të kësaj, shkaktoi lëvizje të qytetarëve në protestë” – ka shkruar Valerie Hopkins në tekstin me titull“Let them eat Alexander the Great Statues” të shkruar në faqen elektronike të prestigjiozes “Foreign Policy”, shkruan Fakte.

Untitled3Në tekstin në të cilin përshkruhet në mënyrën më të drejtpërdrejtë çmenduria e qeverisë aktuale VMRO-BDI, ku siç thuhet deri më tani janë harxhuar mbi 730 milion $ me qëllim të forcimit të identitetit nacional të maqedonas, në fakt është shndërruar në një kiç të përmendoreve neoklasike.

“Projekti ‘Skopje 2014’ që nga fillimi është kritikuar nga ana e shumë maqedonasve  si një tentim i shtrenjtë për fabrikim të identitetit nacional. Por, projekti tanimë është në qendër të protestave, të sinkronizuara nga “Revolucioni laraman” që shkundën kryeqytetin e Maqedonisë”- shkruan FP, transmeton Fakte. Më tej në tekst shkruhet edhe për korrupcionin e madh në vendin tonë edhe për problemet e mëdha me identitetin, me fqinjët, çështjen e emrit etj. Kuptohet se vend qëndror tek përshkrimi i problemeve të Maqedonisë zënë marëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e shqiptarëve.

Tekstin e plotë, të përkthyer në maqedonisht nga “CIVIL” mund ta lexoni në linkun KËTU./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *