Wednesday , December 12 2018

Fokusi i të gjithëve në fuqizimin e produkteve “Made in Kosova”

Për herë të parë më 29 nëntor do të mbahet Konventa Prodhuesve të Kosovës, organizim ky nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me partnerë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është një shoqatë organizatë që ka për msion rrjetizimi ne anëtarëve, thellimin e bashkëpunimit dhe motivimin e prodhuesve vendorë. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe promovimi i produkteve vendore është synim kyç, ashtu sikurse vetëdijësimi i qytetarëve për cilësinë e prodhimeve vendore – Made in Kosova, percjell Fakte.

Kështu, ky Klub, organizon Konventën e parë të Prodhuesve të Kosovës, nga 29 deri më 30 nëntor në hotel “Emerald” Në prishtinë.

Mbi 300 kompani kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të jenë prezente në këtë konventë, e cila ka për synim thellimin e bashkëpunimit mes prodhuesve.

Një prej pikave kryesore është fuqizimi i eksportit të prodhimeve “Made in Kosova”, me ç’rast do të lansohet edhe platforma digjitale “Made in Kosova”.

Po ashtu do të prezantohet edhe Qendra Kosovare për Përsosmëri të Pordhimit (KOCME) që do të ndikojë në rritjen e cilësisë së produkteve dhe besimit në prodhuesit vendorë.

Konventa e Prodhuesve Kosovarë vjen në vazhdën e një fushate të vetëdijësimit të qytetarve për konsumim të prodhimeve vendore, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Opinioni i konsumatorëve potencial dhe qytetarëve është më se i rëndësishëm për Klubin e Prodhuesve Kosovarë, në mënyrë që të hartohen politikat për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e besimit për prodhimet “Made in Kosova”.

Kështu, platforma e parë digjitale e grumbullimit dhe analizës së të dhënave, Pyper, ka realizuar një sondazh ku mund të shprehni mendimin tuaj për prodhimet “Made in Kosova” në prag të Konventës së parë të Prodhuesve.

Ndër pyetjet e rëndësishme që kërkohet mendimi juaj është “Sa shpesh bleni produkte Made in Kosova”, “Çka duhet të ndryshojnë prodhuesit vendorë në mënyrë që ju të konsumoni më shumë produkte Made in Kosova” apo edhe “çfarë ndikimi do të kishte konsumi i produkteve Made in Kosova në ekonominë e vendit?”.

Me mendimin e shprehur, ju përveç që do të merrnit pjesë direkt si kontribues në realizimin e një hulumtimi me informata të sakta që do të shërbente për prodhuesit që të rrisin cilësinë e prodhimeve “Made in Kosova”.

Në sondazh për prodhimet Made in Kosova në prag të Konventës së parë të Prodhuesve mund të merrni pjesë duke shkarkuar aplikacionin PYPER për Android dhe iOS.

Shkarko aplikacionin Pyper – iOs

Shkarko aplikacionin Pyper – Android

/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.