Tuesday , July 27 2021

Finansuesi i BDI-së e dha betimin

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë sot kanë dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Deklaratë kanë dhënë kryetari aktual Petar Anevski, i cili e ka marrë edhe një mandat në Këshill, Arbër Isaku, Fidanka Rajevska, Desa Paunovska dhe Kole Shterjev.

Më herët Fakte zbuloi skandalin ku shihej se kuadri i BDI-së dhe njëkohësisht i vetmi shqiptarë që dha betimin sot, Arbër Isaku, paraqitej si donator i BDI-së në zgjedhjet e vitit 2014 me 5000 euro. Opinioni me të drejtë shtroi pyetjen: “Sa kushton vendi i prokurorit në Maqedoni?”/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *