Tuesday , March 26 2019

Fillon takimi koordinues për dialogun, mungojnë Thaçi dhe opozita

Ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Para pak çastesh ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton lajmi.net.Në këtë takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Vetëvendosje.Në këtë takim kanë arritur bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ka arritur në Kuvend, raporton lajmi.net.Në anën tjetër presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk po merr pjesë në këtë takim mirëpo, ai ka dërguar përfaqësuesit e tij.Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë takim. /Lajmi.net/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *