Thursday , November 15 2018

Fillon gjykimi për vrasjen e ‘Komitit’ Sazdovski, Bela dhe Demiri deklarohet të pafajshëm

Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi gjykimi për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuarit për vdekjen e Nikolla Sazdovskit.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, gjatë seancës së sotme insistoi që seanca dëgjimore të incizohet me ton dhe vizualitet. Kryetarja e Këshillit gjyqësorë, Daniella Alleksovska kërkoi ndihmë teknike dhe e mundësoi kërkesën, percjell Fakte.

Sipas prokurorisë, më 29 qershor të këtij viti, të pandehurit Besir Bela dhe Skender Demiri së bashku me të arratisurin Jeton Luzha iu drejtuan Sazdovskit para fabrikës Alkaloid dhe i kërkuan letërnjoftim. Pasi ua ka treguar, dy të akuzuarit kanë filluar ta godasin derisa ka rënë në trotuar. Ata kanë vazhduar ta godasin me shqelma dhe për shkak të lëndimeve të rënda, Sazdovski ka rënë në koma dhe pas dhjetë ditësh ka vdekur.

Ndërsa, Besir Bela dhe Skender Demiri, që rrahën për vdekje pjesëtarin e tifozëve Komitët Nikolla Sazdovski, nuk pranojnë fajin dhe nuk ndjehen fajtorë.

Të tre të pandehurit për vdekjen e Nikolla Sazdovskit,Prokuroria i akuzon për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore”./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.