Tuesday , March 2 2021

FILLON DEBATI KUVENDOR PËR RIBALANCIN E BUXHETIT

Debati për Propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2016 fillon sot në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

Me ribalancin parashikohet ulje e rritjes së BPV-së prej 4 në 2,3 për qind për shkak të krizës politike, ndërsa investimet kapitale mbeten në nivel të lartë dhe të gjithë projektet e parapara, siç paralajmëroi ministri i Financave Kirill Minoski, do të vazhdojnë të realizohen.

Me ribalancin janë paraparë edhe mjete për pagesë të pagave, pensioneve, transfereve sociale dhe për subvencione për bujqit.

Në anën e të ardhurave ka ulje të projeksioneve për rreth 2 për qind ose për 3 miliardë denarë, ndërsa në anën e shpenzimeve ka ulje për 804 milionë denarë. Me ribalancin rritet edhe deficiti buxhetor nga 3,2 për qind të projektuarat me buxhet në 3,6 për qind nga BPV-ja dhe do të jetë 2,1 miliardë denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *