Sunday , April 18 2021

Fillon bashkimi i Mitrovicës

Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, saktësisht që nga përfundimi i luftës së Kosovës, këtë të shtunë pritet të fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë.

Ndërkohë është zyra e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e marrëveshjes.
Punimet të cilat do të nisin sot, do të realizohen nga “Sintek-K-ing”, një kompani e kontraktuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Revitalizimi i plotë i urës, krahas përfundimit të shëtitores në pjesën veriore të urës në rrugën “Mbreti Petër”, që sipas palës serbe në bisedime ka qenë kusht i tyre për rihapjen e urës, do të ndodh më së voni deri më 20 janar, 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *