Tuesday , April 20 2021

Fillii regjistrimi i gurbetçarëve për votim

Prej sot fillon regjistrimi i votuesve të cilët jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të votojnë për zgjedhjen e tre deputetëve në njësinë e shtatë që mbulon diasporën. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka lansuar në faqen zyrtare edhe ueb aplikacionin ku mërgimtarët mund të paraqiten në mënyrë elektronike që është kusht për të fituar të drejtën për votim në diasporë. Aplikacioni është në dy gjuhë, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Pas dhënies së numrit amzë, hapet aplikacioni ku qytetarët duhet të japin të dhënat e tyre personale, si dhe të dhëna të tjera bashkë me shtetin në të cilin jetojnë dhe duan të votojnë.

Këtë vit për dallim nga zgjedhjet e kaluara, diaspora përbëhet nga një njësi zgjedhore, ndërsa partitë dhe listat e pavarura do të garojnë me një listë të përbërë nga tre kandidat. Për zgjedhjen e një deputeti nevojiten të paktën 6500 vota. Me modelin e ri janë rritur edhe gjasat që shqiptarët të fitojnë të paktën një ose dy deputetë në diasporë.

Gjatë ditës së sotshme janë paraqitur gjithsejt 11 qytetarë, 10 prej tyre janë pranuar. KSHZ sipas ligjit në afat prej 24 orësh duhet të përgjigjet nëse pranohet aplikimi ose jo.

Qytetarët mund të aplikojnë deri në mbylljen e Listës zgjedhore. Këtë vit për herë të parë paraqiten mbi 171.000 gurbetçarë në listë të veçantë. Ata që dëshirojnë të votojnë në vendlindje, nuk duhet të oaraqiten paraprakisht./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *