Friday , December 14 2018

Filipçe për rritjen e pagave: E pamundur të plotësohen kërkesat e të gjithëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në mënyrë indirekte i ka refuzuar kërkesat e ngritjes së pagave deri më 10 për qind për motrat medicinale dhe rritje të pagave për mjekët amë, për shkak se siç tha ai, buxheti për rritje është ai, dhe se është e pamundur të plotësohen kërkesat e të gjithëve, percjell Fakte.

“Jo vetëm specializantët, por edhe motrat medicinale do të fitojnë rrogë më të madhe prej muajit janar. Por nga motrat medicinale kemi pasur një numër të madh kërkesave dhe do të vazhdojmë edhe gjatë kësaj jave që të shohim se cilat janë kërkesat e tyre reale. Megjithatë, buxheti ynë është ai, që është për rritje në shëndetësi. Jam një rrjedhë me ngjarjen, e dimë se ajo është kompetencë e Fondit Shëndetësore. Gjatë kësaj jave do të realizojmë takime edhe me mjekët amë. Por është e pamundur t’ju plotësohen kërkesat të gjithëve”, tha Filipçe.

Përndryshe, me buxhetin e vitit 2019 parashihet, prej muajit janar të 2019-s parashihet rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, për 5 për qind për motrat medicinale. Pas kësaj kanë reaguar motrat medicinale kanë reaguar duke kërkuar edhe ato rritje prej 10 për qind.

Deklaratat u thanë sot në ngjarjen ku u bë hapja e shkollës së parë prindërore “Rosa” në Poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.