Tuesday , December 18 2018

FILIPÇE I PAFUQISHËM KUNDREJT NDOTJES, MINISTRIA E SHËNDETËSISË S’KA ZGJIDHJE KONKRETE PËR QYTETARËT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce nuk ka asnjë zgjidhje për ajrin e ndotur. Atij i ka ngelur vetëm të rekomandojë vendosjen e maskave kundër ndotjes. Për momentin ky është maksimumi që mund të bëjë Ministria e Shëndetësisë.

“Jeni të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një problem i cili është i pranishëm vite me radhë, por ende nuk është filluar me zgjidhjen e këtij problemi. Domethënë në këtë moment kur në mënyrë të drejtpërdrejtë përballemi me këtë problem, ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Institucion për Shëndet Publik, me të vërtetë nuk mund të bëjmë asgjë më tepër veçse të dalim me masa të këtilla dhe këshilla për qytetarët”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Profesori Gjorgjov tha se përsëritja e këshillave dhe masave është e nevojshme dhe normale dhe se nuk ka masa të tjera të cilat mund të ndërmerren për momentin. Ai thekson se s’kemi çfarë të presim më shumë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky është roli i sektorit të shëndetësisë, propozime për qytetarët dhe promovim i problemit mes qytetarëve por edhe në Qeveri, ku ne i mbështesim ato masa të cilat i paraqesin sektorët e tjerë, pasi që ky është rezultat i ekspertizës së tyre dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e tyre do t’i implementojnë në nivel lokal ose qendror. Nga sektori i shëndetësisë mos prisni  asgjë më shumë”, u shpreh Dragan Gjorgjov- instituti i shëndetit publik.

Përve ç masave të cilat duhet të marrin institucionet, nga Ministria e Shëndetësisë porosisin që edhe qytetarët të kenë kujdes të shtuar për mbrojtjen e shëndetit të tyre por edhe të kontribuojnë, që ajri sa më pak të jetë i ndotur. Përndryshe, kryeqyteti ynë edhe më tutje ngelet një ndër vendet më të ndotura në botë, ndërsa këtë vit, për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit, Qyteti i Shkupit ka ndarë vetëm 4,2% nga buxheti i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.