Thursday , December 13 2018

Fetai: Jankulloska dhe Gruevski e kanë ditur se blerja e “Mercedesit” është joligjore

“Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ka nxitur ndihmës-ministrin Gjoko Popovski që makinën luksoze “Mercedes” ta jep nën shërbim të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski, pasi ai ka dashur të ketë makinë të tillë”.

Këtë e tha prokurorja speciale Fatime Fetai në seancën e sotme për lëndën “Tanku” në Gjykatën Penale, në të cilën po thuhen fjalët përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurorise, ish-ministrja ka insistuar që informacionet për blerjen e “Mercedesit të mbeten sekrete edhe jashtë MPB-së, në mënyrë që të mos vërehet nga të punësuarit dhe opinioni.

Mes tjerash Fatime Fetai, tha se specifikat teknike të makinës përmes postës janë dërguar tek Gjoko Popovski, që të shpallet tender ideal vetëm për këtë makinë, duke hedhur poshtë konkurrentët tjerë automobilistik.

“Gruevski, Jankulloska dhe Popovski të vetëdijshëm i kanë bërë veprimet, duke e ditur se janë kundër ligjeve”, tha Fetai.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarën Gordana Jankulloska ta  shpallë fajtore.

Përndryshe, më herët në këtë lëndë për blerjen e makinës luksoze ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me 2 vite burg, ndërsa Jankulloska është gjykuar ndaras për shkak të shtatzënisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.