Thursday , December 13 2018

Festival golash në Anfield Road, Liverpooli me 5 yje kundër Romës (VIDEO)

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Romës me shifrat e përgjithshme 5-2 në “Anfield Road”, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinale e parë të UEFA Champions League.

Në pjesën e parë shkëlqente Salah që realizonte dy gola (36′ & 45+1′) të bukur kundër ish-ekipit të tij.

Në të dytë ishte një tjetër Liverpool që kërkonte të mbyllte ndeshjen dhe të ishte e sigurt për të prerë biletën në finale.

Për 13 minuta Të Kuqtë e Kloppit shënonin 3 gola me autorët: Mane (56′), Firmino (61′ & 69′).

Roma zgjohet në minutën e 81′-të me golin e Edin Dzekos dhe të Perottit që shënon mbas 4 minutash nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat Liverpool me shumë mundësi është në finalen e Kievit, por Romën e mbajnë gjallë këto dy gola, pasi një mrekulli tjetër mund të ndodhi siç bën ndaj Barçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.