Thursday , June 21 2018

Festa e Fitër Bajramit, Rexhepi: Mos i harroni skamnorët dhe jetimët

“Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen”.

Me këtë syre kuranore e nisi urimin e tij për Bajram, kreu i Bashkësisë Fetare, Sulejman Rexhepi. Një përkujtim në mesazhin e tij për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë, skamnorëve dhe jetimëve, në mënyrë që të gjithë të shijojnë këtë ditë të madhe feste, përcjell Fakte.
“Me këtë shpirt të pastër, solemnisht mund ta nisim festën e Bajramit të Ramazanit, duke e marrë ngryk njëri-tjetrin, vëllai -vëllanë, motra – motrën, fëmija – prindin, fqinji – fqinjin, duke mos e harruar skamnorin, atë që ka nevojë, jetimët e bonjakët. Kështu do të jemi më humanë dhe më të ndërgjegjshëm për të mirat e Zotit që na i ka dhuruar. Muhamedi a. s. për ditën e Bajramit thotë: “Në ditën e Fitër Bajramit engjëjt qëndrojnë në çdo skaj të rrugës dhe thërrasin: “O besimtarë, shpejtoni te Zoti i juaj fisnik, sepse Ai ofron të mirat e Tij të pakufishme, shpërblen me dhurata më të mira. Për shkak se ju urdhëroi për falje gjatë natës e ju atë e bëtë, ju urdhëroi të agjëroni ditën, e ju këtë e bëtë. E respektuat Zotin tuaj, andaj pranoni dhuratat e juaja. Pas përfundimit të namazit të Bajramit, një thirrës thërret: “Zoti i juaj ua fali gabimet, andaj kthehuni të gëzuar në familjet e juaja, sepse kjo është ditë e dhuratave, gjithashtu kjo ditë edhe në qiej konsiderohet ditë e shpërblimeve”. Besimtarë të dashur, me fat dhe ju qoftë për hajër Fitër Bajrami! Paçit bekimin e Zotit Mëshirëplotë”,– tha kryetari i BFI, Sulejman Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.