Thursday , June 21 2018

Ferizaj: Dështon fillimi i punimeve për objektin e ri të spitalit

Komuna e Ferizajt ka dështuar që në ditën e çlirimit ta vendos gurin themeltar për objektin e ri të spitalit rajonal.

Drejtori i urbanizmit. Lulzim Aliu një javë më parë i ka thënë gazetës se do ta nisin spitalin në ditë historike, porse deklarimi i tij nuk u vu në jetë të martën, përcjell Fakte.

Autoritetet komunale më parë janë arsyetuar se nuk ka pengesa ligjore, teksa dështimin e fillimit të punimeve e kanë arsyetuar me mungesën e përgjigjes së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me shfuqizimin e vendimit të KK-së për ndërtimin e objektit të spitalit te hapësira e ish-tregut të kafshëve.

Sipas Planit Zhvillimor Komunal, parcela për ndërtimin e Spitalit Rajonal është e planifikuar te parku “Liria” e cila ka një sipërfaqe të mjaftueshme për një projekt të tillë. Mirëpo pavarësisht kësaj komuna vazhdon të jetë e vendosur se Spitali Rajonal do të nisë te tregu i kafshëve brenda një të ardhmeje të afërt./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.