Në ora 01:00 të mesnatës së të martës, një person në Ferizaj ka vrarë gruan e tij e më pas edhe vetën.
Sipas raportit të policisë rajonale të Ferizajit, thuhet se në këtë periudhë kohore është raportuar për të shtëna armësh ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtij procesi është konfirmuar se në dhomë të fjetjes kanë hasur në dy trupa të pajetë, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë.
Sipas policisë, viktima F.O. 27 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28 vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47 , me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Me rastin janë duke u marr ekipet e hetuesisë, njofton Klan Kosova.