Wednesday , July 28 2021

Fërçkoski: Ivanovi është një budalla

Ish-ministri i brendshëm dhe i jashtëm i Maqedonisë dhe ish-kandidati presidencial Lubomir Fërçkoski thotë se në fjalimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov nuk ka gjetur asgjë që mund të komentohet.

“Horhe (kështu e quajnë me përçmim Ivanovin, v.j.) është një budalla i cili në gjithë këtë histori të poshtërimit vazhdon të marrë rolin e palaços së familjes. Pasi formalisht–ligjërisht nuk kemi se si ta heqim qafe, ai duhet të trajtohet si një budalla”, thotë Fërçkoski për gazetën “Sloboden Peçat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *