Sunday , November 18 2018

Fëmija përplaset nga vetura e Alfa-ve në Kumanovë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkupit

Fëmiu i cili sot paradite u përplas nga një veturë policore në Kumanovë ka marrë lëndime të rënda dhe është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, njoftoi policia.

Sipas MPB-së, rasti ka ndodhur në ora 9 e 50 minuta në rrugën “11 Tetori” (afër taksive për fshatrat e komunës së Likovës), shkruan Gazeta Lajm. Policia poashtu konfirmon se vetura e llojit “Fiat Linea” është pronë e MPB-së dhe në momentin kur ka ndodhur fatkeqësia është drejtuar nga P.S. (44).

Dëshmitarë okularë deklaruan se polici pasi ka përplasur fëmiun është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është ndalur t’i ofrojë ndihmë. Dëshmitarët poashtu kanë thënë se bëhet fjalë për fëmiun me emër Murtez Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.