Tuesday , April 20 2021

Fejzi Hajdari: Vetëm Lëvizja BESA mund ta mposhtë BDI-në

“Instituti në fjalë në radhë të parë me saktësi të madhe kishte qëlluar edhe rezultatet e shumë cikleve zgjedhore, sidomos zgjedhjeve të fundit parlamentare. Prandaj jo vetëm nga saktësia e këtij instituti, por edhe nga analizat dhe vlerësimet tona në terren, e thonë po të njëjtën. Nëse ka një parti që mund ta rrezikojë dhe fitojë BDI-në, ajo është Lëvizja BESA. BDI-ja në fakt me këtë politik antishqiptare, që moti është dashur të pësojë humbje, por falë ndihmesës që po ia jep VMRO-ja, ajo me zor po mbahet duke kushtëzuar adminstratorët dhe të punësuarit tjerë nëpër institucione. Se BESA ka marrë hov mjafton të shikohet reagimi i Nikolla Gruevskit ndaj plaftormës politike të Lëvizjes BESA – RIDEFINIMIT. Besoni se Gruevski kujdeset më shumë për rejtingun e BDI-së se sa për disa kuadro të tjera të VMRO-së. Vetëm më BDI-në në qeveri, VMRO-ja dhe Gruevski, mund t’i realizojnë projetket dhe politikën antishqiptare. Elektorati shqiptarë është ngopur me gënjeshtrat dhe dështimet e BDI-së, prandaj në kërkim e sipër të aternativës së re, BESë-n si duket e kam parë si alternativë të mirë, duke mos përjashtuar edhe pjesën tjetër të opozitës shqiptare, e cila bazuar në rezultatet e anketës në fjalë, fatkeqësisht, nuk qëndron edhe aq mirë, sa do të doja unë”, ky është vlerësimi i publicistit dhe botuesit të gazetës Lajm, Fejzi Hajdari i pyetur nga portali Sakte.net lidhur me rezultatet e fundit të  Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM)./Sakte.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *