Sunday , April 18 2021

Familja Haradinaj përkujtojnë Gjeneral Gëzim Ostrenin (foto)

Familja legjendare Haradinaj nëpërmjet një postimi në FB ka kujtuar ditët e pasluftës në Kosovë, shkruan Fakte. Familja Haradinaj ka postuar një fotografi të rrallë të asaj kohe dhe ka shkruajtur:

“Gjeneral Ramush Haradinaj me bashkëluftetar,pas perfundimit te luftës!”.

Në fotografi mund të shihen Gjeneral Ramush Haradinaj, Gjeneral Gëzim Ostreni, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë nga Kososva dhe nga Maqedonia.

Siç dihet, Gjeneral Ostreni luftoi krah për krah me Haradinajt në Zonën e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës, ndërsa më vonë, pas formimit të TMK-së kaloi në Maqedoni dhe udhëheqi me UÇK-në e Maqedonisë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Pas dështimit të politikave të BDI-së nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, së fundmi Gjeneral Gëzim Ostreni formoi partinë më të re të shqiptarëve në Maqedoni, UNITETIN, në të cilën për çdo ditë e më tepër po rreshtohen veprimtarë dhe luftëtarë, por edhe intelektual pa bagazhe dhe hipoteka nga ekaluara e tyre./FAKTE.Net

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *