Vërshimet e së shtunës mbrëma morën edhe foshnjën 16-muajsh Elif Fejzullahu, fati i së cilës ende nuk dihet. Familja Fejzullahu përveç Elifes, ka humbur edhe një anëtar tjetër, Furkan Fejzullahun, i cili humbi jetën derisa mundohej të shpëtonte vajzën dhe bashkëshorten e tij. Uji i madh i asaj nate mori nga dora e prindërve foshnjën, Elifen, transmeton Fakte.
Gjyshi i Elifes, Isuf Fejzullahu tregon momentet e fundit kur fatkeqësia e së shtunës mbrëma mori birin dhe mbesën e tij. Ai thotë që ka harruar dhimbjen për birin e tij të vdekur pasi siç shprehet, të paktën birit ia di varrin se ku gjendet, ndërsa me lot në sy thotë që mbesën e saj, edhe pas shumë ditë kërkimesh, nuk e dinë se ku e kanë dërguar vërshimet e asaj nate.
Gjyshi Isuf bën thirrje që të gjithë dashamirësit që kanë mundësi nesër pas namazit të xhumasë të grumbullohen tek xhamia e fshatit,që të rifillojnë kërkimin e mbesës.
Ishte e mjerueshme gjendja në atë familje, nëna e saj gjendej akoma në gjendje kome, me ndihmën e medikamenteve mjekësore, pasi nuk mund të pranojë ende vdekjen e dy më të dashurve të saj./Shenja