Wednesday , January 20 2021

Evropa kaloi në vepër, i bllokohen të gjitha fondet Maqedonisë

BE-ja merr vendimin per marrjen edhe të 69 milion eurove nga Fondet IPA. AlsatM mesoi sot se kjo masë shtrënguese prek drejtpërdrejtë korridorin 8. Sipas të dhënave që siguroi televizioni Alsat, me këtë masë të re të fuqishme, nënkuptohet ashpërsim i sanksioneve nga BE-ja, raporton Fakte. Po ashtu, në synim të kesaj mase, BE-ja gjithashtu planifikon t’ia mаггë kompetencat Qeverisë lidhur me menaxhimin e Fondeve IPA, te cilat deri tani kanë qenë të decentralizuara. Kjo nënkupton se përsëri Brukseli do të vendosë drejtpërdrejt se në cilat projekte do të harxhohen paratë evropiane. Gjithashtu Brukseli nuk ka me besim te autoritetet vendore dhe per këtë ka vendosur ashpërsimin e menaxhimit të fondeve IPA. Zyra e BE-së në Shkup kishte kontroll fillimisht vetëm në ndarjen fillestare të parave evropiane, por me tejzgjatjen e krizës politlke dhe mungesën e gatishmërisë per zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës po merren këto sanksione gjithnjë e me të ashpra.

Ditë me pare, BE-ja nisi valën e pare të sanksioneve duke pezulluar 27,1 milion eurot e para nga fondet IPA per Maqedonine. Kjo shume parash, siç konfirmoi vetë zëdhënësja e KE-së, Kocjançiq ishte nga programi 1 vitit 2016 per Maqedoninë. Kocjançiq sqaroi se shkurtimi vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik per të zbatuar reformat e nevojshme që parashtron Brukseli. Komisioni kishte përsëritur disa here shqetësimet e tij ndaj autoriteteve, rreth mungesës së gatishmërisë dhe pjekurisë së planifikimit në sektorët kyç, sikurse mungesën e vullnetit politik per te zbatuar reformat e domosdoshme neper sekrore apo në përgjlthësi angazhimin ndaj reformave. Si rezultat, Komlsioni vendosi të zvogëlojë asistencën financiare të BE-së, gjithashtu të mos vazhdoje me ndonjë projekt tjetër.

Maqedonia është vendi i pare të cilit i janë shkurtuar paratë nga fondet evropiane IPAm raporton Fakte. Shumën ргеј 27 milion eurove nga IPA Komisioni Evropian e tërhoqi para se t’i jepen në dispozicion Maqedonisë, meqë në vitet e kaluara nuk janë përmbushur reformat dhe afatet, per te cilat Brukseli disa here ua ka bërë të dirur autoriteteve maqedonase.

“Jemi të parët meqë programimi i IPA ka filluar që moti. Më kujtohet që në vitin 2012, unë ende isha në sektorin joqeveritarë. Ka të bëjë me shfrytëzimin e instrumentit që Komisioni e ka në duar, e që quhet kushtëzim. Kjo me fjalë tjera do të thotë, Komisioni i tregon qeverisë çfarë duhet të punojë, u jep afat deri kur duhet të kryhet dhe nëse nuk përfundon, atëherë e ben ate që e bën. Komisioni i ri është serioz dhe e shfrytëzon këtë instrument”, tha Lidija Dimova, LSDM. Maqedonia nuk do te mundet t’i marrë sërish këto pare në të ardhmen, ndërsa është e mundshme që ato të destinohen drejt disa vendeve të rajonit që tashmë i kanë zbatuar reformat e duhura.

“Tani per tani këto janë para të humbura. Mirëpojanë të humbura edhe nga një aspekt tjetër. Shtetet tjera të rajonit që me të vërtetë bëjnë геformа, lobuan vite të tëra, mjetet që nuk janë shfrytëzuar të mbeten në kuadër të mekanizmit të njëjtë dhe t’u shpërndahen shteteve tјега që kanë fuqi absorbuese per t’i shfrytëzuar ato. Kështu që unë besoj se këro mjete do të shkojnë te disa shtete tjera si Serbia, Mali i Zi”, u shpreh Lidija Dimova, LSDM.

Këto 27 milion euro që Komisioni evropian ia shkurroi fvtaqedonisë ishin dedikuar per menaxhimin e financave publike, mbeshtetjen e konkurrences së ekonomisë vendore dhe sundimin e sedrejtës. Në raportin e fundit të gjykatës evropiane të revizorëve, vlerësohet se per shkak të mungesës së vullnetit potitik qëllimi i fondeve evropiane IPA nuk është përmbushur tërësisht./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *