Monday , October 22 2018

Evitohet arrestimi i Haradinajt në Shkup

Një ditë para vizitës në Shkup, të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, burime të gazetës “Koha” bëjnë të ditur se autoritetet e Maqedonisë e kanë larguar nga lista e të kërkuarve nga autoritetet serbe të azhurnuar përmes Interpolitit, në fund të javës së kaluar.

Këto burime thonë për gazetën “Koha” se kryeministri i Kosovës, krahas 20 ish komandantëve të tjerë të ish UÇK-së, ka qenë i përfshirë në pjesën e sipërme të kësaj liste, e cila u aktivizua së fundi nga Serbia.

Javën e kaluar ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, bëri të dituar se përmes Interpolit, institucioni që drejton ai, ka riaktivizuar kërkesën për arrestim të mbi 20 pjesëtarëve të ish UÇK-së së Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërkaq për këta dy të fundit për shkak të pozicionit aktual që kanë “janë në sistemin e kërkimit por për momentin janë të padukshme”, ka thënë Stefanoviq.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj në Shkup, krahas takimit me homologun e vetë Zaev, do të jetë në një darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit dhe Komesaren për Politikë të Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.

Krahas kryeministrit Haradinaj në Shkup, kanë konfirmuar prezencën e tyre edhe kryeministrat tjerë të rajonit, duke përfshirë Edi Ramën e Shqipërisë, atë serbe, Ana Bërnabiq, si dhe akoma e pakonfirmuar është edhe prezenca e kryeministrit Bullgar, Borisov, në cilësinë e kryesuesit të BE-së. Po ashtu kryeministri Haradinaj do të jetë prezent edhe në Samitin digjital për Ballkanit Perëndimor që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.