Monday , January 25 2021

Evakuohen qindra persona pas kërcënimit me bombë në Munih

Qindra persona janë evakuuar nga stacioni i trenit dhe një qendër tregtare në Munih, pas një kërcënimi me bombë, transmeton Klan Kosova.
Është thënë që policia ka marrë një telefonatë përmes së cilës është paralajmëruar që eksploziv janë të vendosur në këto vende.
Në një postim në Twitter policia e Munihut ka thënë që Pasing Arcaden dhe stacioni Pasing janë të mbyllur.
Për më tepër në shkrimin e policisë thuhet “Këto janë masa parandaluese. Ne kemi pranuar një telefonatë dhe jemi duke hetuar rreth saj. Ju lusim që të mbeteni të qetë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *