Friday , April 23 2021

Euro obligacioni, po shitet ardhmëria, për të shlyer borxhet e VMRO-BDI-së

Maqedonia në bursat botërore e ofroi euro-obligacionin e ri prej 650 milionë euro. Siç transmetoi agjencia Rojters, është ofruar euro-obligacion shtatëvjeçar në euro dhe me kamatë ргеј 5%, transmeton Fakte. Nuk dihet nëse është blerë euro-obligacioni dhe nëse Qeveria do ta marrë shumën e dëshiruar maksimale prej 650 milion euro. Kryeministri Emil Dimitriev publikisht tha se paratë e euro-obligacionit do te shfrytezohen per rroga, pensione dhe transferime sociale.

‘Kjo që po bëjmë per momentin absolutisht është per të pasur likuiditet ekonomik, per te pasur pagesë në kohë të rrogave, pensioneve, asistencave sociale, pasi kjo shumë garanton qëndrueshmëri me afatgjatë makrofinanciare të shtetit” deklaroi kryeministri Emit Dimitriev.

Dimitriev e konfirmoi qëndrimin e nje pjese te ekonomisteve se keto para, n; vend të investimeve dhe nxitjes ekonomike, do te shfrytezohen per ггоgа, репѕione, subvencione dhe premtime parazgjedhore, që buxhetin do e çojnë në gjendje shumë te rëndë. Dhe pikërisht, me rebalancin e buxhetit u rriten paratë per pagesën e rrogave dhe pensioneve, роr per 50 milionë euro u shkurtuan paratë e dedikuara per investime kapitale, zë që duheh të jetë lëvizës kyç në rritjen ekonomike rë vendit.

Nga LSDM-ja akuzuan se me euro-obligacionin e ri jane shketur ligjet per buxhetin dhe Qeverinë, Marrëveshjen e Përzhinës dhe Kodin Penal dhe përsëri porositën që huamarrja përmes еиго-obligacionit nuk do ta pranojnë si borxh publik, pas ndërrimit të pushtetit.

‘Të gjithë personat udhëheqës në institucionet shtetërore të përfshira në lëshimin e euro obligacionit do të përgjigjen. Ajo që kjo qeveri dhe Ministri i financave i manipulojnë që mandati i zëvendësministrave plotësues është vetëm 100 ditë para zgjedhjeve, nuk i liron nga Kontestimi i ligjshmërisë së huamarrjes”, thanë nga LSDM.

Me këtë euro-obligacion prej 650 milion euro dhe normë interesi prej 5% në vit do të paguajmë nga 32,5 milionë euro. Per shtatë vite ajo është 227.5 milionë euro normë interesi, ose në përgjitlhësi do të duhet të kthehen 877,5 miilion euro. Vetëm per dy vite, duke përfshirë këtu euro obligacionin, huamarrja jashtë vendit do të arrijë 1.42 miliardë euro./AlsatM

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *