Wednesday , June 23 2021

Ermira takohet me delegacion të NATO-s

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s nga Nënkomiteti i bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri transatlantike dhe nga Nënkomiteti për sundimin e demokracisë të Maqedonisë, sot do të kenë takim me Ermira Mehmetin, shefe e delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në AP të NATO-s, anëtarët dhe zv. anëtarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç është bërë e ditur, anëtarët e AP-së të NATO-s nga Nënkomiteti i bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri transatlantike do të takohen edhe me Sasho Aqimoski, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri pranë Kuvendit të Maqedonisë, si edhe me anëtarët e komisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *