Ermira përkrah Ali Ahmetit, Beqir Asanit dhe Izet Mexhitit

Pas lajmëve të plasuara në media se një krah i BDI-së do shkëputet dhe do formojë parti të re për ta vazhduar procesin, pas devijimit të politikave të kësaj partie, disa emra që u lakuan se mund të kishin kaluar në subjektin e ri shpejtuan të tregojnë besnikërinë ndaj liderit të tyre dhe klikës së tij.

Deputetja Ermira Mehmeti si një ndër më të zëshmet dhe më kritiket kundër politikave të gabuara të  BDI-së postoi në profilin e sa në fejsbuk foto ku ajo shihet bashkë me Ali Ahmetin, Beqir Asani dhe Izet Mexhitin.

Siç raportoi Fakte më herët, një tjetër “i rrebeluar”, “mësuesi”, ishte ai që pësoi i pari nga qëndrimet e tij. Sot u arrestua nipi i tij Armend Fazliu, njëherit edhe shef i kabinetit të tij derisa ai ishte drejtor i Postës së Maqedonisë.

Kohë më parë Ali Ahmeti në pyetje gazetarësh se si do veprojë me anëtarët e kësaj partie që nuk pajtohen me politikat e saj kishte deklaruar shkurtë “Do i burgosim të gjithë!”

FAKTE.Net

lajme-ermira_mehmeti_243708729_609277693

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *