Saturday , June 19 2021

Ermira Mehmeti në mbrojtje të Muhamed Zekirit

Ermira Mehmeti ka reaguar pas sulmit të deputetit të LSDM-së Muhmed Zeqirin. Ajo thotë se kur sulmohet një deputet, sulmohet një popull.

Ja postimi i saj i plotë

“Kur sulmohet nje deputet, sulmohet nje popull. Ne cdo shoqeri perparimtare sulmi ndaj nje deputeti merr denimin me te fuqishem, Parlamenti si shtepia e sovranit reagon, ndersa organet e rendit punojne ne zbardhjen e rastit.

Por, ne shoqerite jodemokratike ne te cilat partia e ka kapur shtetin dhe Parlamenti eshte vetem edhe nje organ nen urdherat direkte te partise, sulmet ndaj deputeteve heshten, nuk denohen, dhe as nuk gjenden autoret e sulmeve.
Populli ka frike nga ndeshkimi i partise, mediat kane frike nga humbja e reklamave, e analistet nuk duan ‘te perfshihen’ ne perplasje, sepse me e mire eshte te jene me turmen sesa te goditen nga partia.
Keshtu, ndodh qe nje deputeti i thyhet makina dhe nuk reagon askush, nje deputet shqelmohet jashte lokalit dhe askush nuk therritet ne pergjegjesi… nje dite nje deputet mund te vritet, dhe perseri askush nuk do jape pergjegjesi… Ky eshte treguesi elementar se nje shoqeri nuk eshte as e lire, as demokratike.
Nderkohe, lideret vazhdojne refrenin tanime bajat dhe te mesuar permendesh per ‘standartet dhe reformat’, e nuk kane pergjigje se kush qendron prapa dores se zeze qe sulmon deputete. Populli i sulmuar ka per ta vetem nje thirrje: mire do te ishte qe te japin pergjgje ndaj ketyre problemeve serioze, e sa per reformat, na ngelet edhe shume per te shpresuar.”-
ka shkruar në profilin e saj Mehmeti./FAKTE.NET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *