Thursday , April 22 2021

Ericsson: PSP-ja na ka kontaktuar për asistencë në hetimet e përgjimeve

Kompania “Ericsson”, ka reaguar zyrtarisht, lidhur me kërkesën e PSP-së për hetimet e përgjimeve të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ericsson vërteton se më 19 tetor 2016, ka marrë kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për ndihmë teknike për hetim në lidhje me funksionalitetin e ligjit për përgjime në komunikim. Për informacione të mëtejshme lidhur me këtë rast, Ericsson, ju udhëzon drejt PSP-së”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ligji për përgjim të komunikimeve është funksion i detyrueshëm dhe standard në rrjetet e telefonisë publike dhe operatorëve të telekomit, në të gjithë vendet në botë dhe operatorët janë të obliguar t’u sigurojnë shërbime të tilla qeverisë së vendit. Ericsson, si prodhues i sistemeve telefonike, poshtu është prodhues i sistemit të ligjeve për përgjim./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *