Saturday , November 17 2018

Erdogan thirrje për bojkot të iphone dhe teknologjisë amerikane

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot paralajmëroi se Turqia do t’i bojkotojë pajisjet elektronike të prodhuara në SHBA, si reagim të marrëdhënieve të përkeqësuara mes Ankarasë dhe Uashingtonit, percjell Fakte.

“SHBA-ja na sulmon ekonomikisht jo vetëm neve, por edhe Kinën, Rusinë, Iranin dhe Evropën. E sulmoi madje edhe Kanadanë. Por, kundër nesh është ndërmarrë operacion. Do ta bojkotojmë elektronikën amerikane. Ata e kanë iPhonin, por ekziston edhe ‘Samsung’-u”, theksoi Erdogan.

Në të njëjtën kohë edhe aerotransportuesi nacional turk “Turkish Airlines” filloi fushatë për bojkot të reklamave dhe ndërmarrjeve amerikane. Zëdhënësi i “Turkish Airlines”, Jahja Ustun në Tuiter publikoi hashtagun #ABDyeReklamVerme (MosIReklamoniSHBA-në), duke u bërë thirrje edhe kompanive të tjera turke t’i bashkangjiten bojkotit.

“‘Turkish Airlines’ e mbështetë popullin dhe shtetin tonë. Urdhër i tillë u është dhënë agjencive tona të reklamimit”, shtoi Ustun duke e paralajmëruar bojkotin. Thirrje për bojkotim të prodhimeve amerikane dje bëri edhe kompania më e madhe turke e telekomunikimeve “Turk Telekom”.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit u përkeqësuan pasi që SHBA i rriti dyfish doganat për import të çelikut dhe aluminit nga Turqia dhe vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq, si reagim ndaj arrestimit të pastorit amerikan, Endrju Bronson nga ana e autoriteteve turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.