Wednesday , July 28 2021

Erdogan shkarkohen edhe 10 mijë nënpunës civilë

Më shumë se 10 mijë nëpunës civil të dyshuar në lidhje grushtin e shtetit në korrik të këtij viti, janë janë shkarkuar nga puna.

Deri më tani shteti turk ka arrestuar më shumë se 37 mijë persona, ndërsa ka shkarkuar apo pezulluar nga puna rreth 100 mijë nëpunës civilë, gjykatës, prokurorë, policë dhe të tjerë, në atë që konsiderohet si një spastrim i paprecedentë, që qeveria e argumentoi si të domosdoshëm për të rrënuar tq gjithë mbështetësit e Fethullah Gulen nga postet kyçe të qeverisë.

Kjo gjëndje është vendosur menjëherë pas përpjekjes së përgjashme për grusht shteti, ndërsa tani Erdoganpo hakmerret kundër popullësisë dhe ndaj të burgosurve.

Mediet kanë raportuar se të burgosurit po dhunohen, duke u shkelur të drejtat e njeriut, ndërsa vetë Erdogan tha se autoriteteve u nevojitej më shumë kohë për të shuar kërcënimin e shfaqur nga rrjeti i Gulenit, sikurse edhe nga militantët kurdë që kanë ndërmarrë një kryengritje thuajse 32-vjeçare ndaj regjimit aktual në Turqi. /albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *