Sunday , January 17 2021

Erdogan kushtëzon Amerikën: Ose Gylenin, ose neve!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka dhënë të mërkurën një ultimatum Amerikës, sipas të cilit duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe ekstradimin e imamit Fetullah Gylen, që jeton në Pensilvani.

“Së shpejti ose vonë, SHBA do vendosë. Ose Turqinë ose FETO,” tha Erdogani nga kompleksi presidencial në Beshtepe, shkruan media qeveritare turke Daily Sabah. “Ose terroristët e Fetullah Gylenit që përgatitën Grushtin e shtetit ose Turqinë demokratike,” vijoi ai.

Imami Gylen jeton prej 1999 në ekzil në SHBA, ndërsa akuzohet për krijimin e “shtetit paralel”, duke kontrolluar një sërë personash të punësuar kryesisht në polici, ushtri dhe sistemin e drejtësisë turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *