Tuesday , October 23 2018

ERDOGAN DO TË MBAJË TUBIMIN E PARË ZGJEDHOR NË SARAJEVË

Vendimi u mor pasi disa vende evropiane ndaluan tubimet e tilla

E përditshmja pro-qeveritare turke Jeni Safak raportoi se presidenti Rexhep Taip Erdoan dhe partia e tij ajo për drejtësi dhe zhvillim, do të organizojnë tubimin e parë para zgjedhor në Sarajevë më 20 majm përcjell Fakte.

Ngjarja do të jetë pjesë e fushatës së rizgjedhjes së Erdoanit, pasi që ai do të rikandidoj për president në zgjedhjet e parakohshme presidenciale që do të mbahen më 24 qershor.

Jeni Safak raportoi se 10 mijë turqë do të sillen nga vendet evropiane në kryeqytetin boshnjak për tubimin. Boshnjakët dhe turqit që banojnë në Bosnje dhe në vendet tjera të Ballkanit pritet që të marrin pjesë në tubim.

Vendimi për të organizuar tubimin në Sarajevë u ndërmorr pas ndalimit nga disa vende të Evropës Perëndimore të mbajtjes së tubimeve të ngjajshme në vendet e tyre.

Gjatë javës së kaluar Austria, Holanda dhe Gjermania, ku jeton një numër i madh i elektoratit turk, njoftuan se fushatat parazgjedhore të politikanëve turqë dhe aktivitetet e tyre lidhur me zgjedhjet, nuk do të lejohen më në këto vende.

Njoftimet nxitën zemërim në qarqet pro-qeveritare turke.

Sipas ministrisë së jashtme turke, mëse 6 milionë turqë jetojnë jashtë vendit, shumica prej të cilëve, rreth 5 milionë të cilët jetojnë vetëm në Evropën Perëndimore./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.