Monday , December 17 2018

ERA ISTREFI NË RUSI PËRMEND “SHQIPONJAT”

Era rikthen emocionet e ndeshjes së Zvicrës në Rusi

Para finalës së madhe te Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, emrat ikonikë të skenës ndërkombëtare të muzikës: Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam dolën në një konferencë për media ku iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve nga mbarë bota, përcjell Fakte.

E një ndër pyetjet ishte se cilin ekip e përkrahin protagonistët e himnit “Live It Up”, shkruan rtv21.tv.

Will Smith tha se është neutral, ndërsa këngëtarja shqiptare, Era Istrefi nuk la pa i përmendur “shqiponjat” e Kosovës që luajtën për ekipin e Zvicrës dhe që shënuan dy gola kundër Serbisë.

“Momenti më i paharruar ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe kur dy shqiptrët kanë dhënë dy gola”, tha ambasadorja Era Istrefi.

Finalja e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” do të zhvillohet këtë të diel më 15 korrik, ku do të përballet Kroacia dhe Franca./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.