Wednesday , September 26 2018

Engel rikthehet në Kongres, feston me simbolin e shqiponjës

Kongresisti amerikan Eliot Engel, mbështetës i hapur i shqiptarëve, ka treguar me një gjest të thjeshte se anën e kujt mban edhe në rastin e gjobitjes së futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga FIFA për mënyrën sesi e festuan fitoren, duke bërë shenjën e shqiponjës, përcjell Fakte.

Pas marrjes se mandatit në Kongres, Engel pozoi duke bashkuar duart mbi gjoks në të njëjtën mënyrë. Veprimi i tij tejet domethënës është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti shqiptar.

Por Engel nuk ishte i vetmi qe rreshtohet në anën e Xhakës e Shaqirit. Të njëjtin gjest bëri edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, çka ngjalli reagimin e fortë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Kroatët dhe shqiptarët na urrejnë,- tha ai, duke shtuar- Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes.

Foton, që duket u ka dhembur shumë, e kanë shpërndarë edhe një pjesë e mirë e mediave serbe. FIFA për çdo rast nuk i ndëshkoi ashpër futbollistët shqiptarë, duke u mjaftuar vetëm me gjobë e duke mos i ndaluar të marrin pjesë në lojërat e ardhshme./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.